Kreu i opozitës Sali Berisha, veç përshëndetjes dhe falënderimeve që përcolli mbrëmjen e djeshme për pjesëmarrësit në protestë, përsëri sot ka shprehur nderime dhe mirënjohje për gjithë ata që ju përgjigjën thirrjes së opozitës.
Një miting i jashtëzakonshëm, shkruan ai në rrjetet sociale, cunam i lirisë së shqiptarëve.
Më poshtë shënimet e tij, të sotme dhe të mbrëmjes së të shtunës:
“Nderim dhe mirënjohje të pakufishme protestuesve të cunamit shqiptar më të fuqishëm në histori! sb”
“Përshëndetjet më vëllazërore nga ky miting i jashtëzakonshëm, nga ky tsunam i lirisë së shqiptarëve.sb”


