Kjo varkë gome, që ishte një nga simbolet e protestës së sotme, në fakt mbart dhimbje të madhe, dhimbjen e ëndrrës së arratisë epike.
Grupi i të rinjve, në këtë rast janë mbartës të saj nëpër bulevardin e kryeqytetit, por simotra e kësaj varke (gomone) ka mbartur në “barkun” e shpresës dhjetra djem shqiptarë nëpër ujërat që ndajnë Francën me Britaninë e Madhe.
Varka si motiv rinor, po bënë që të tundohet çdo i ri për të hedhur endërrat, librat, jetën, atdheun mbi atë gomone për t’u nisur drejt një destinacioni jo idilik, por gjithsesi me më shumë shpresë se sa Atdheu ju ofron…

