Avokati Ergin Mataj, nga foltorja e selisë blu, ka prezantuar kandidaturën në Primare për Bashkine e Lezhës.
Mataj është një emër i njohur në radhët e demokratëve lezhjanë dhe do futet në primaret e kësaj force politike duke synuar që të jetë përfaqësues për t’u ballafaquar me kandidatin e së majtës më dt 14 maj 2023.
Kujtojmë se për Lezhën ka deklaruar përfshirjen në primare edhe ish kryebashkiaku i Shëngjinit, Salvador Kaçaj.

