Sikurse është bërë me dije, nesër, dt 12 nëntor, ora 16:00, Partia Demokratike dhe opozita kanë thirrur një protestë të madhe popullore.
Simbas burimeve nga organizatorët në terren të kësaj proteste, parashikohet që numri i pjesëmarrësve të jetë më i larti në ndonjë protestë, nisur kjo edhe nga kriza ekonomike që ka përfshirë familjet shqiptare.
Pikërisht, për të evituar ndonjë incident te selia qeveritare, duket se autoritetet po marrin masa për “fortifikimin” e fasadës që ekspozohet nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Pavarësisht masave që po merr qeveria, nga selia blu është deklaruar se kjo protestë nuk do të ketë asnjë element dhune apo konflikti fizik me forcat e rendit.

