Dr. Ilir Alimehmeti është një nga 7 kandidaturat që do të futen në primaret e PD-së, garë që do të përcaktojë emrin që do përfaqësoi opozitën në zgjedhjet e 14 majit 2023 për bashkinë e kryeqytetit.
Dr. Alimehmeti ka zhvilluar sot një takim me anëtarë dhe aktivistë demokratë të Degës 2, ku ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme.
Djemtë dhe burrat e Degës 2 janë gjithnjë të besës, shkruan ai në rrjetet sociale.
Ja postimi:
💙 Supertakim energjik në vigjilje të protestës së nesërme!
✌ Djemtë dhe burrat e Degës 2 janë gjithnjë të besës!
Nesër, më 12 nëntor në orën 16:00, do të dalim në protestë kombëtare:
❗Kundër rritjes së çmimeve
❗Kundër abuzimit të çmimeve
👉 Çmimet nuk njohin dallim ndërmjet përkatësive gjinore, moshore, krahinore, fetare apo partiake!
❗Të gjithë jemi të vjedhur!
❗Të gjithë duhet të protestojmë!
#Bashkë #Pastër

