Ky fakt i tmerrshëm u pohua në emisionin televiziv “Pa Gjurmë” me gazetaren Odeta Dume, të Report TV.
Ishte gazetari Shpetim Zinxhiria, i cili denoncoi në emision këtë lajm tronditës.
Periudha e kësaj ngjarje enigmatike shtrihet në vitet 1998-2001, kur autoritet greke grumbulluan fëmijët me origjinë shqiptare që lypnin nëpër rrugë qyteteve dhe fshatrave greke.
Gjithsej 502 fëmijë, nga të cilët 480 të etnisë shqiptare, u grumbulluan në një shtëpi bamirëse në Ahthinë.
Gazetari Zinxhiria, tha se i autorizuar nga Ambasada Shqiptare në Athinë, ishte munduar të mësonte për fatin e tyre, por nuk arriti të merte asnjë të dhënë.
Nuk ka patur interesim nga shteti shqiptar, pohoi ai, e njëkohësisht nuk janë bërë hetime nga autoritetet greke se ku përfunduan këta fëmijë…
Një enigmë e madhe për fatin e tyre dhe që shteti shqiptar duhet të alarmohet në çdo strukturë të tij.


