Njofton gazetari Shpetim Zinxhiria:
70- vjeçari erdhi nga Shqipëria për të parë djalin e tij dhe u zhduk.
Ilias Miho, 70 vjeç, është zhdukur të enjten e 10 nëntorit nga zona e Ilioupolit. Atë mëngjes, rreth orës tetë e gjysmë, ai doli për shëtitjen e tij të zakonshme, por nuk u kthye më.
I moshuari erdhi një javë më parë nga Shqipëria me gruan e tij për të vizituar djalin e tyre.
Ai është i gjatë 1.80, ka sy kafe, flokë gri dhe kishte veshur një këmishë blu të hapur, triko të zezë, pantallona gri të errët dhe këpucë të zeza.

