“Lexoj herë pas here “Manastirin e Parmës”, gjithnjë filloj të lexoj atje ku më zë dora faqen, jo në vazhdimësi. Sa për të mbushur kohën.
Se, kam arritur në bindjen që është roman për oborrtarët, siç kam qenë edhe unë!
Në gjithë kohët, oborrtarët vdesin, më në fund, në fund të librit,
por edhe të historive.
Por, sa janë gjallë, sikur verbohen: besojnë se janë po aq të përjetshëm sa mbreti të cilit i shërbejnë.
Vetëm mbreti mbetet, vetëm mbreti nuk vdes.
Se, mbretërit mbeten, ata thjesht ndërrohen…”

