Një nga trashëgimtaret e televizionit kombëtar Top Chanel dhe pikërisht Lori Hoxha bën me dije se nga e hëna rinis emisioni “Top Story”.
Sikurse ishte përfolur edhe më parë, ish deputetja Grida Duma do të jetë drejtuese e këtij programi.
Ish deputetja demokrate Duma, njihet për karizmën e saj dhe artikulimin e qartë.
Grida Duma është njëkohësisht lektore në disa universitete në vend.
Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Hoxha ka zbuluar dhe ditën se kur do të startojë emisioni. “Të hënën”- shkroi ajo.


