Realizimi i operacionit policor antidrogë të koduar “TENTAKULAT”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 15 shtetas, u shpallën në kërkim 2 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 14 të tjerë.
Gjithashtu janë sekuestruar 6.5 kg lëndë narkotike kokainë, 73 kg cannabis sativa dhe 52 kg cannabis sativa në formë çokollate.
Njoftimi:
DVP Tiranë
Pamjet e operacionit policor antidrogë të koduar “TENTAKULAT”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 15 shtetas, u shpallën në kërkim 2 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 14 të tjerë.
Gjithashtu, si rezultat i këtij operacioni u sekuestruan: 745 gramë lëndë narkotike kokainë, 110 gramë lëndë narkotike heroinë, 1.3 kg lëndë narkotike kanabis, shuma parash, në euro, dollarë dhe lekë, 5 peshore elektronike, 25 aparate celulare e 6 automjete, 1 motomjet dhe 1 biçikletë, që përdoreshin për shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, përgjatë këtij viti, ka finalizuar 38 operacione policore në fushën e narkotikëve, si rezultat i të cilëve janë sekuestruar 6.5 kg lëndë narkotike kokainë, 73 kg cannabis sativa dhe 52 kg cannabis sativa në formë çokollate.

