Deliri është gjendje, formacion patologjik i shqepët, rezistent ndaj kritikës. Është gjendje që shfaqet tek individët me humbjen e kontrollit, që egzaltohet nga figurina fantazie për të sulmuar, fyer e përbuzur të tjerët, por pa objekt.
Ndersa frymori në fjalë është i qartë në objektin që sulmon, fyen e përbuz. Dhe po aq i qartë për aferen miliardëshe që duhet të mbrojë me agresivitet. Ndaj nuk është patologji, s’ka nevojë për mjekim
Ja dhe Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, sot me 9 Nentor 2022,- një ditë pas 81 vjetorit të partisë së tij. Deputetë që nuk i ka zgjedhur populli i Tij, por pjesa e keqe e popullit që nuk i është bindur Atij:
-21 bedelë, -8 gjela deti, të gjithë prej Peqini, -1 kryebedel, -6 nomadë endacakë pa atdhe, -5 të shitur, (nuk e tha se mallra apo kafshe shtepiake) -6 të pafè…,-4 të tjerë të pa fytyrë i dukeshin hije, sepse po ta kishin do i shihte edhe në trubullirë.-2 aksidente, -2 bishta, -2 zgjatime të krijeses non grata, -4 te mallkuar, -2 të tërhequr për hunde, -2 të mallkuar nga pavarësia.
(Atopikë) -nuk kuptoni se jeni këtu… pa numer. -1 me gojë të shkuputur nga truri,
Dele me blegërima, 1 trangull pa histori, kastravec. -1 llazore, -këlyshë të rrahur(nuk e tha numrin) -2 të rrahur që s’u ngrihet. Pa dinjitet dhe jashtedalje organizmash me shumicë
…miza…, miza, mizë kali që kujton se tërheq karrocen.
…dhe katundarë kaq shumë shumë katundar dhe foltore katundi…
Janë dy tre probleme për të cilat shteti, ç’ka mbetur nga okupimi i Tij duhet të prokupohen dhe të nisin veprimet sipas Kushtetutes së Vendit. Etika; rregullat, rregullorja e Kuvendit.
Përbuzja në menyrë të përseritur e demostrative të shumë grupeve shoqërore e civile deri dhe kafshëve.
Mrekullia do të ishte që “shoqata e gej-prajdëve” të ngrihej e para për solidaritet me kategoritë e perbuzura, po nuk ka gjasa të prononcohen për anetarin e tyre që ka rreshqitur në urrejtje, po Prokurorija e Shtetit si “sportel…” bashkë me organet e tjera të drejtësisë, duhet të procedojë sipas ligjit.
Deputetët e mencionuar, duhet të mos e anashkalojnë. Është tepër e përsëritur dhe abuzim i hapur me të drejten publike. Duhet ndalur. Mosndalja ka pasoja të përgjithmonshme dhe të rrezikshme
Fshatarët e Shqipërisë të të gjitha konfesioneve politike, duhet ta ndalin Ketë bashkëkatundar te “bllokut”, që bën sikur është në delir.
Duhet t’i thuhet Kësaj përbuzjeje “ad personam” që turpëron çdo neshtetas të Republikes së Shqiperisë, se e ka tepruar.
Një 12 nentor i rreptë, ndoshta do të ndikojë të vendosë rregull në mendjen e tij të çoroditur dhe ta frenojë shthurjen si prelud të keqijash që s’dihet ku na shpien.

