Tre persona kanë rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Bëhet me dije se në pranga kanë rënë tre të rinj, ku mes tyre dhe një 22-vjeçar shqiptar. Të tre të arrestuarit posedonin 128 gram kokainë dhe 7.1 kilogramë hashash, sasi të cilat iu gjetën edhe nga kontrollet e policisë në banesat e tyre dhe në një apartament-magazinë në Patra.
Po ashtu policia sekuestroi dhe 9500 euro që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal. Kreu i kësaj bande mësohet se është 22-vjeçari shqiptar, pronar i një biznesi në Patras.

