Kreu i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, ka vijuar turin e takimeve në terren me qytetarë të profesioneve të ndryshme, në përditshmërinë e tyre dhe shprehet se ” Komunikimi me ta, jo vetëm në fushata dhe për zgjedhje, por në çdo rast”
Ja mesazhi i Spahisë:
Komunikimi i drejtëpërdrejtë me qytetarët, jo vetëm gjatë fushatave, është mënyra më e mirë për të diskutuar mbi problematikat me të cilat përballen dhe gjetjen e rrugëve të zgjidhjes.
Situata e rëndë ekonomike, papunësia, emigrimi masiv dhe braktisja e shtetit janë shqetësimet kryesore që më parashtruan banorët e lagjes “Skënderbeg”, ish-Fermentim. Por përtej këtyre sfidave është gjithmonë kënaqësi bashkëbisedimi me ta, prandaj i ftova të reagojnë dhe të mos qëndrojnë indiferent.
12 Nëntori është mundësia më e mirë për të qenë të gjithë bashkë në shesh kundër keqqeverisjes dhe vjedhjes që po i bëhet shqiptarëve.



