Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare, ku diskutohet buxheti i shtetit për vitin 2023, tha se opozita është marrë peng nga një njeri i vetëm duke iu referuar kështu kreut të PD-së Sali Berisha.
Midis të tjerave, Spiropali përmendi situatën e tërmetit, të pandemisë dhe sulmet kibernetike të Iranit, duke u shprehur se mazhoranca bëri çdo gjë për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve, ndërsa p kryeministri Rama u kthye në lypës për Atdheun.
Nga fjala e saj:
“Për t’ju thënë se sa të ndryshëm jemi, supozojmë se non-grata i anglo amerikanëve dhe Qamili i tij do ishin në pushtet në nëntor 2019, tërmeti shkatërrimtar mori përgjigje unike nga kjo qeveri. Kryeministri u shndërrua në një lypës zyrtar për Atdheun. Dora e shtrirë për solidaritet, mori mbështetje të pashembullt financiare. A mendoni çfarë do ndodhte nëse non-grata juaj të ishte në krye të qeverisë jo më larg se 3 vjet më parë. Nuk do t’i afrohej asnjë qindarkë sepse të gjithë do dyshonin se do shkoni për çaj boronicash. Haxhiu as vizë nuk do të merrte sepse amerikanët i kanë vënë vizën”

