Nga fjala e Paplekaj në seancën e sotme gjyqësore për vrasjen e dr. Pjerin Xhuvanit në Elbasan pak ditë para zgjedhjeve të prillit 2021.
A ndjej keqardhje…që jam detyru me vra një person? Ndjej keqardhje, shumë!
A më dhemb shpirti që kam vra babën e një vajze?
Kam 3 djem. Tre djem dhe një vajzë. Çdo babë ka marrëdhënien e vet me vajzën. Por vajza jeme është e vetmja që mundet me më dhan mu urdhër, është e vetmja që më largon nga detyra, është e vetmja që mundet me më tregu se ça me ba, është e vetmja që zgjedh edhe teshat e mija.
A ndjej dhimbje në shpirt që i kam vra babën e një vajze? Po!
Ka vetëm një person në Republikë të Shqipërisë dhe në kët botë ndaj të cilit unë e mbaj krytin ulë, edhe është ajo vajzë. As edhe një person tjetër në kët botë. Ajo vajzë ka të drejtë me folë ça të dojë, ajo vazjë ka të drejtë me keqkuptu, me keqinterpretu uljen e krytit tem. Kushdo tjetër që uljen e krytit tem e keqinterpreton, nuk i bën llogaritë mirë. Ajo vajzë është e vetmja në kët botë që unë kam për t’nejt me krye ulë deri ditën që të vdes .

