Miq,
Me Primaret shqiptarëve ju ka ardhur një shans i madh politik.
Një shoqëri e emancipuar, një komb dhe një bashkësi njerëzish duhet ta vlersojë faktin që i jepet mundësia të zgjedhë, mundësia për garë, mundësia për të bërë rotacion dhe ndryshuar fytyrën e shoqërisë tonë.
Si kandidate e Tropojës, në Primaret për bashkinë, e ndjej pergjegjësin e shumfishtë, prej ditën kur vendosa të marr pjesë në garë.
Kam besuar dhe besoj fort tek tropojanët dhe tek aftësia e tyre për të gjykuar drejtë dhe për të risjellur frymë optimizmi, frymë shprese që më në fund do jenë ata që me votë të lirë do të vendosin kush duhet ti përfaqësojë më tej.
Mbas këtij procesi le të ndihemi bashkarisht krenar e të besojnë se gjërat mund dhe duhet të bëhen shumë me mirë sesa janë bërë deri me sot.
Nga ky proces i yni i brëndshëm ti çojmë Tropojanët një mesazh të fortë Ramës- “larg duart nga Tropoja jonë”!
Gjithashtu ftoj tropojanët demokratë, mbështetës dhe simpatizantë të PD të bashkohemi për shpresën dhe për të sjellur një qasje ndryshe, të re dhe shumë më të gjallë dhe energjike.
Sot jemi para një testi të madh.
A jemi të pergatitur të sjellim diçka të re dhe politikë më të fuqishme kundër Ramës dhe tentakulave të tij!?
Pjesmarrja dhe regjistrimi masiv për të votuar në garën për Primare është shansi i parë që ma jepet.
Fitore Partisë Demokratike


