Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin pranë Kuvendit të Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”.
Ndryshimet e propozuara synojnë lehtësimin e qytetarëve nga detyrime të panevojshme, adresojnë problematikat e krijuara për shkak të shtimit të numrit të automjeteve, trafikut të rënduar, mungesën e vendparkimeve pa pagesë dhe lehtësimin e procedurave administrative.


