Me ligj, por edhe me një vetëpërmbajtje, politika është përpjekur, së paku formalisht, që shkollat dhe mjediset e saj, të mos i përdor kaq hapur për veprimtari e fushatë zgjedhore, sa janë përdorur që me ardhjen në krye të Bashkisë, së Veliajt. Më e dendur dhe jashtë çdo kornize ligjore, veprimtaria politike e kryebashkiakut, në oborret, korridoret, palestrat, klasat e bibliotekat e shkollave është bërë në këto dy vitet e fundit.
E sikur të mos mjaftojë e gjitha kjo, shkollat e reja që ndërtohen duke shpenzuar me miliona euro, kanë marrë emrat e ithtarëve dhe zyrtarëve të lartë të PS, që edhe pas vdekjes po i keqpërdorin në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.
Së fundmi Veliaj nga oborri i shkollës “Çajupi” ” na dha një leksion” për të ardhurit, por vetë ai kurrë nuk na i ka thënë nga ka ardhur.
Gjithsesi, ata që kanë për detyrë ta ruajnë shkollën nga përdorimi politik, duhet t’i thonë ndal përdorimit të oborreve, sallave korridoreve, palestrave të shkollave per veprimtari politike dhe aq më keq kur gjuha e përdorur, del tërësisht jashtë misionit dhe etikës së një institucioni edukativ dhe arsimor, siç është shkolla.



