Kur SPAK regjistron një hetim penal, do të thote ka indicje për ekzistencën e një vepre penale.
Hetimi i kontratës dhe procedurës për dhënien me qera të të gjithë Bazës Detare të Sarandës është regjistruar në SPAK në korrik 2021 me nr. 108. Lejimi i privatëve për të kryer akrivitet dhe ndërtime në Bazën Detare të Sarandës, ndërsa baza vijon të jetë e Forcës Detare, ka nisur mbas muajit shkurt 2022.
Baza Detare e Sarandës ka filluar aktivitetin në vitin 1969 dhe ka përfunduar ndërtimin në vitin 1974. Ajo është pjesë e strukturës dhe planit të përhapjes së forcës detare, të miratuar nga Presidenti në vitin 2014 me sipërfaqe 4 hektarë. Baza Detare e Sarandës është e rëndësishme për operacionalitetin dhe përmbushjen e misionit të Forcës Detare dhe Rojes Bregdetare në Kanalin e Korfuzit dhe Jonin Verior.

