Njoftimi:
Kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e tentativave për shpërndarje të lëndëve narkotike, në lokale nate dhe në afërsi të shkollave.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë evidentuar dhe goditur 3 raste të kësaj veprimtarie kriminale, në Tiranë dhe në Mat.
Janë vënë në pranga 4 shtetas, 2 në Tiranë e 2 në Mat dhe janë sekuestruar dhjetëra doza heroinë dhe kanabis.
✅ Në Tiranë u goditen 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– J. V., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë, të ndarë në doza, gati për shitje;
– D. Z., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje
✅ Në Mat, në kuadër të operacionit policor “Xibri”, u arrestuan në flagrancë, gjatë tentativës për të shpërndarë dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, shtetasit:
– A. Ll., 19 vjeç, banues në Klos dhe E. K., 18 vjeç, banues në Burrel, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

