NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
    1 day ago
    Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
    1 day ago
    Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
    2 days ago
    Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Mrekullisht nga Fatmir Terziu/ Koha kthen kokën nga këpucët
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
Kryesore Politikë
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Kryesore Politikë
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.
Aktualitet
Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!
Të tjera
Rasti i dytë brenda pak ditëve/ Alarm te Akademia e Policisë, sëmuren 60 studentë, transportohen në QSUT
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Mrekullisht nga Fatmir Terziu/ Koha kthen kokën nga këpucët

Neutrale
Last updated: 2022/11/07 at 9:16 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Një arkëz e vogël jodimensionale, e shtypur nga kohërat mban të shtypura disa kujtime. Mes tyre janë dhe këpucët e mia të para. Ata janë jo shumë të konsumuara, por pos tyre janë dy palë këpucë ndryshe.
Në një palë këpucë të konsumuara kam udhëtimet që kam bërë. Në një palë të tjera të paveshura kam kujtimin e tyre. Të dy presin letrën e bardhë që shtrihet në tavolinë, ku një stilolaps herë përkëdhelet, e herë anon nga dora ime.
Letra që duhet shkruar.
Stilolapsi që duhet vënë në punë.
E përse?
Për këpucët që duan të shpalosin kujtimet e tyre.
Dhe unë mendohem duke qëndruar në dritaren e fëmijërisë sime. Pluhuri është mbledhur në balmën e dritares. Edhe pse është pluhur, nuk dëshiron që të fshihet. E kështu me gjuhën e tij të pluhurosur tashmë duket sikur më thotë, shumë gjëra të zakonshme do të lihen pa bërë.
E ai si pluhur mbetet në pluhur.
Kohë pluhuri.
Koha e tij, është bërë edhe e pakohë, edhe e shkurtër.
Dhe, ajo që dukej e rëndësishme nuk është më.
Koha kthen kokën nga këpucët.
Pluhuri ndjek në pluhurrnajë gjurmët. Nuk jam i sigurt se si ndodh.
Ndërsa po shkruaj, kjo gjë më duket e paparë, nuk e di sa kohë do të marrë. Në vend që të ulem duarkryq në një karrige lëkundëse, tani më duhet të nxitoj.
Puthjet e para që u reflektuan në këpucë të lyera mirë me bojë.
E dashuria strukej si një figurinë e vogël ledhatoshe në reflektimin e tyre.
E gjithë përtej syve… deri në qiell.
E tani dita rend sikur rendin ditët në kohë me diell.
Dielli së shpejti do të perëndojë dhe nuk jam i sigurt se është koha e mjaftueshme.
Dhe mendja shkon tek ajo arkëz jodimensionale, e shtypur nga kohërat. Sa shumë flet ajo?!
Koha? Këpucët? Pluhuri? Të tre duhen dhe duken sikur duhen vetëm për të pajtuar disa gjëra, për të ndrequr gabimet dhe mëkatet që shkelën tokën e pafajshme, që bënë baltë dhe ngritën muret e padukshme dhe që bënë pak për të shuar grindjet.
Këpucët, për të cilat mendoja se kishte kohë të mjaftueshme për t’i veshur dhe shkruar udhët e tyre, tani mund të jenë thjesht pjesë e një kohe, që përditë e më shumë duhet planifikuar, dhe koha e planifikuar natyrisht është kohë e duhur, pasi ajo përfundon si të gjitha udhët, ci çdo udhë në pluhur.
Koha? Këpucët? Pluhuri?
Koha i mbathi. Këpucët shkelën rrugën. Pluhuri iu gjit këpucëve.
E kështu e kanë këto gjëra, kështu e kanë punët, kur koha kthen kokën nga këpucët.

Neutrale November 7, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
1 day ago
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
1 day ago
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.
1 day ago
Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!
1 day ago
Rasti i dytë brenda pak ditëve/ Alarm te Akademia e Policisë, sëmuren 60 studentë, transportohen në QSUT
1 day ago

Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!

Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.

Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?