Në bashkëbisedimin me gazetarin Sadri Imeri, në emisionin” Në Kojshia Show” DTV, Kosovë, i pyetur nëse Adem Jashari është arrestuar ndonjëherë gjatë qeverisjes tuaj, Berisha ju përgjigj prerë, kurrë.
Kurrë nuk ka ndodhur, përkundrazi është mbështetur totalisht.
Grupet e tij janë stërvitur dhe armatosur nën kujdesin e autoriteteve shqiptare të kohës.
Kishte një marrëveshje me Presidentin Rugova për trupa të tilla.
Adem Jashari, në gjykimin tim është bërthama e UÇK-së, Komandant dhe Hero Legjendar i kombit shqiptar.

