I ftuar në emisionin” Në Kojshia Show” me Sadri Imerin në DTV, Kosovë, kreu I PD-së, Sali Berisha, ka thënë se marrëdhëniet e tij me amerikanët janë miqësore, me përjashtim të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, të cilin e kanë keqinformuar.
Berisha ka ndalur posaçërisht te udhëtimet e kryeministrit Edi Rama.
Çarter luksoz për të parë ndeshje të futbollit amerikan.
Deri këtu mbërrin ai njeri, që është kryeministër i një populli të varfër, u shpreh Berisha.

