Mbas largimit nga detyra të Kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, njoftohet se sot kanë dhënë dorëheqje edhe kryetarët e Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit sëbashku me këshilltarët e komunave.
Një ditë më parë, efektivat e policisë me kombësi serbe lanë detyrën duke hequr uniformat me një gjest publik.
Përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës vendosën të largohet nga institucionet qendrore dhe ato lokale në katër komunat e veriut të Kosovës, përfshirë dorëheqjen e Goran Rakiç nga posti i ministrit.
Këtë vendim lista Srpska e mori pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për pezullimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç, pasi refuzoi të zbatoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

