Largimi i “Listës Serbe” nga institucionet e Kosovës, ka krijuar një realitet jo të thjeshtë në politikën dhe në qeverisjen kosovare.
Pikërisht për këtë ka reaguar edhe ish-mininistri i jashtëm dhe deputet i PD-së Tritan Shehu.
Qeveria dhe institucionet e Shqipërisë nuk duhet të heshtin e as të struken si “struci”!, shkruan ai në “Facebook”
Ja postimi i plotë:
Edhe Qeveria e institucionet e Shqiperise nuk duhet te heshtin e as te struken si “struci”!
Largimi i “Listes serbe” nga institucionet e Kosoves, nje hap revanshist i projektuar nga Vucic&Co.
Ne fakt eshte nje veprim i paralajmeruar nga Vucic si “pergjigje” ndaj “gjobave”.
Por tashme i pershpejtuar edhe ndaj “keshillimeve”!
Ky veprim nuk ka aspak te beje me ndonje “terrorizim” te qytetareve serb te Kosoves.
Ka te beje vetem me politikat destabilizuese te Beogradit.
Mos te kete asnje iluzion, do te ndodhte keshtu edhe nqs do shperndaheshin “lule”, mjaton qe tu kundervihet ligjeve, rregullave e sovranitetit te Kosoves!
Eshte e ngjashme kjo me skenarin rus ne Donbas.
Ne themel qendron strategjia e Beogradit e krijimit te tensioneve, konflikteve…
Te mbajtjes se cdo gjeje “pezull”, edhe te shtetit te pavarur te Kosoves.
Prandaj duhet denuar pa asnje medyshje ky veprim i para pregatitur e i rrezikshem nga Serbia.
Ashtu si duhet shprehur i gjithe solidariteti e mbeshtetja per Qeverine e Prishtines ne vendimet e hapat e saj.
Per perballimin me guxim e racionalitet te kesaj situate te komplikuar!

