Shpëtim Zinxhiria shkruan:
Zhduket edhe nje tjetër shqiptar në Selanik
Është shqiptari i tretë që zhduket në kuadrin e tre muajve në Greqi, duke na kujtuar se në çdo muaj zhduket një shqiptar.
Ili Mera, 51 vjeç, me origjinë shqiptare, rezulton i zhdukur që prej mesditës të së martës, 1 nëntor, nga zona e Arethousa, Selanik.
Mediat greke raportojnë se ditën e zhdukjes, 51-vjeçari ishte në punë në zonën e Arethousa-s..
Ai shkoi në një stacion autobusi aty pranë për t’u kthyer në shtëpi në liqenin e Selanikut dhe që atëherë është zhdukur.
Vihet re se më pare eshte raportuar i zhdukur Altin Kodra 50 vjeç dhe më pas Ramadan Gremshi 52 vjeç, ndersa sot Ilir Mera 51 vjeç.

