Sot kryeministri Edi Rama ka marr pjesë në “Festa e Ullirit” në Mallakastër.
Sigurisht që ka patur komente dhe opinione të ndryshme rreth kësaj vizite, disa aprovuese, të tjera kontestuese, por ne po publikojmë një reagim të shkurtër të ish kryetarit të bashkisë Ballsh, Neim Bega.
Ja postimi i tij në “Facebook”:
Shumë mirë që në shumë zona të vëndit tonë, ku kultivohet ulliri, zhvillohet Festa e ullirit, por para se të zhvillohen këto festa duhet që të zgjidhen problemet që ka krijuar kjo bimë e bekuar ,siç janë:
1-Ngelja e vajit stok.
2-Çmimi i lartë i plehrave kimike.
3-Ekzistenca e pesticideve të skaduara.
4-Mungesa e sistemit vaditës.
Padyshim që jo te gjitha këto probleme duhet t’i zgjidh qeveria, por ajo ndërmjetëson që ky produkt (vaj ulliri) shumë i rëndesishëm për organizmin të mos ngelet stok.
Atëhere natyrshëm shtrohet pyetja: Për cfarë feston Qeveria?

