Nga Athina shkruan Shpetim Zinxhiria.
Pas një qëndrimi prej 6 vitesh, muzikanti shqiptar Eduard Derka, 37-vjeçari i njohur me emrin e artit “Eduard DB” ose “EDB” i jep fund qendrimit të tij në burgjet e Greqisë.
Nga burgu i Lamias ai sot u shpreh se është punë ditësh për të shijuar përsëri lirinë, por mbahet ende pas kryerjes së denimit pas një gabimi të bërë nga Gjykata lidhur me mbiemrin e tij.
Gjatë qëndrimit të tij në burg ai ka kryer operacione në kokë ku jeta e tij varej në fije të perit, por ishin mjekët ata që i shpëtuan jetën Eduardit.
Gjithmonë ai nga qelia e burgut për mediat në Shqipëri është shprehur se është dënuar me pa të drejtë, duke i bërë apel dhe shtetit shqiptar.
Ai lirohet në një kohë kur pas tre-katër ditësh ministri i Drejtesisë Shqiptare Ulsi Manja do të bëjë një vizitë në burgjet e Greqisë sëbashku me omologun e tij grek.
37-vjeçari ka ardhur në Greqi më 1997 kur ende ishte fëmijë, por jeta ka të papritura aq sa nuk mund të imagjinohen. U dënua me 35 vjet burg, po më pas e ulën në 20 e më pas në 15 vjet e nëntë muaj me akuzë për vrasje, por gjithmonë ai nuk e ka pranuar këtë akuzë.
Ai u fut në burg i saktë, por më pas ka kaluar tmerre në qelitë e burgut. Për shumë kohë ai u dergj në krevat me kembën e thyer dhe me mpiksje gjaku në kokë. Aq sa mjekët habiten që ky njeri jeton akoma.
Mpiksja e gjakut në kokë ishte ne 0,6 milimetra dhe sot ka shkuar në 1.5 milimetra.
Eduardi eshtë një nga 1245 te denuarit në Greqi, por me një histori ku shpirti i tij e di…
Ai menjëherë do të ekstradohet nga burgu i Lamias për në Shqipëri !

