Miratohet marrëveshja kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit” njofton zv.kryeministrja Belinda Balluku.
Me një status në rrjetet sociale, ajo thekson, se ky është investimi i huaj më i madh në rajon.
Shënimi i saj:
🇦🇱⚓️Hedhim një tjetër hap me projektin për Portin e Ri Turistik të Durrësit, investimi
më i madh i huaj në rajon, i cili jo vetëm do të transformojë rrënjësisht qytetin e Durrësit, por do ta çojë turizmin në Shqipëri në një tjetër nivel ndërkombëtar🏗🏢🎪🎡🎢 👨🍳🏡⛲️
✍️Miratohet marrëveshja kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”🤝

