Ajo është Enkelejda Veliu, mësuese matematike në shkollat e qytetit të Fierit dhe aktiviste paekuivoke e opozitës.
Znj.Veliu vjen nga një familje tradicionalisht e djathtë dhe e mirënjohur në qytetin e saj si mbështetëse e përhershme e Partisë Demokratike.
Përfshirjen në primaret e subjektit politik demokrat, ajo e ka bërë me dije në rrjetet sociale.
Postimi i plotë i saj:
Une, Enkelejda Veliu, e bija e Rakip dhe Liljana Veliut..mbese e Shaban dhe Hatixhe Veliut.. e Nuri, Namik, Bardhul,Kasem dhe Faslli Veliut, bije e fisit Veliu, lindur ne Mbrostar Ura dhe banuese ne Fier..prej vitesh kontribuese ne Partine Demokratike, dhe ne strukturat drejtuese te saj, kam nderin dhe kenaqesine, ta mendoj seriozisht , garen time per ne Primare..!
Prej 20 vjetesh, ushtroj profesionin e mesueses se Matematikes, ne nje nga shkollat e qytetit te Fierit..
Jo pak here jam penguar, dhe nga ata qe duhet te ishin aty, per te na dhene kurajo ne ngjitje..
Jo pak here, kam pare shkopinjte nen rrota ne karrieren time..nga ata qe listat e cdohere, i mbushen, zyrave.
Une e dua komunitetin..
E vleresoj jeten sociale.
I dua garat..
Partine Demokratike, e quaj nje shtepi te madhe ku ka vend per te gjithe..
Jam zemeruar? Sigurisht
Por gjithmone rruget me kane cuar serish aty..
Dua te jem pjese e zgjidhjes se problemeve, me kontributin tim..dhe me dashamiresine dhe voten tuaj
Ndoshta, dikush do cuditet…
Do kete dhe nga ata qe do thone.. u be dhe kjo..?!
Po po..! U bera
Jam grua dhe nene
Jam moter dhe bije..
Jam nusja e djalit te dikujt..
Kunate e dikujt..
Jam mikja e shume njerezve
Jam dhe zysha e dhjetra e dhjetra nxenesve..
Jam gruaja paqesore, me zerin e larte..!
Duke ju falenderuar dhe duke besuar ne voten tuaj…qe e konsideroj besim..
Jam ne momentin tim, te vendimmarrjes..!
Me respekt Enkelejda Rakip Veliu..!

