NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
    17 hours ago
    Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
    18 hours ago
    Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
    2 days ago
    Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Hakerat publikuan listën e shërbimit inteligjent/ Deputeti Sula: Korrupsioni i qeverisë e gjunjëzoi Shqipërinë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
Kryesore Politikë
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Kryesore Politikë
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.
Aktualitet
Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!
Të tjera
Rasti i dytë brenda pak ditëve/ Alarm te Akademia e Policisë, sëmuren 60 studentë, transportohen në QSUT
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Hakerat publikuan listën e shërbimit inteligjent/ Deputeti Sula: Korrupsioni i qeverisë e gjunjëzoi Shqipërinë

Neutrale
Last updated: 2022/11/04 at 8:26 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Mbasi hakerat iranianë hodhën në rrjet edhe emrat e shërbimeve të fshehta, deputeti demokrat i qarkut Elbassn, Dashnor Sula, ka reaguar me një status të ashpër në rrjetet sociale.

Korrupsioni i qeverisë gjunjëzoi Shqipërinë përballë hakerave dashakeq. Publikimi i emrave të SHISH tejkaloi çdo vijë të kuqe, shkruan ai në “Facebook”

Ja postimi i plotë:

🔴Korrupsioni i qeverisë gjunjëzoi Shqipërinë përballë hakerave dashakeq. Publikimi i emrave të SHISH tejkaloi çdo vijë të kuqe.

📍Kryeministri në mënyrë të përsëritur ka propaganduar se hakerat dashakeqës iranianë nuk kanë mundur të depërtojnë në informacionet sekrete të shtetit. Pas këtyre deklaratave, hakerat publikuan në rrjete sociale informacione nga sistemi TIMS dhe MMX. Informacione konfidenciale policore.
📍Por, me të njëjtën arrogancë dhe papërgjegjshmëri me të cilën sillet me shqiptarët, kryeministri tenton të trajtojë dështimin e rëndë të AKSHI-t. Pak ditë pasi Rama dhe ministrat e tij gënjyen në mënyrë të përsëritur se asnjë e dhënë sensitive nuk ka rrjedhur në duart e sulmuesve, hataja ndodhi.
🔴Hakerat iranianë kanë publikuar në rrjete sociale listën e plotë të agjentëve, drejtuesve e me radhë të Shërbimit Informativ të Shtetit. Lista përmban që nga raportuesit e thjeshtë deri te personat qe përdorin identitet të dyfishtë e që infiltrohen në situata që rrezikojnë jetën e tyre.
📍Publikimi i këtyre emrave mund te krijojë një konflikt të madh social. Personat që janë në këtë listë, e para do të shihen si njerëz me sëmundjen e lebrozës, ndërsa shkërrmoqet e gjithë struktura e SHISH. Në këtë organ shtetëror ka persona të cilët rrezikojnë jetën pasi në kuadër të punës janë infiltruar në grupe krimimale dhe me daljen e listës së plotë jeta e tyre është në rrezik.
📍Edhe më serioze është situata nëse hakerat kanë marrë edhe informacionet e përpunuara nga çdo punonjës i SHISH. Nëse kjo është e vërtetë, e në fakt që të gjitha gjasat të çojnë se hakerat kanë çdo gjë, atëherë kryeministri ynë sduhet të harxhonte 8 orë në ditë për të ndenjur live në tv për të gënjyer shqiptarët por duhet të ishte angazhuar sadopak që të kishte marrë masat. Nëse ata kanë informacionet sekrete që raporton SHISH, atëherë siguria jonë publike është zero. Sepse arma më e fortë e armikut është njohja e pikës së dobët të kundërshtarit.
Ia kemi lënë Shqipërinë si një han pa porta grupeve kriminale. Askush nga nga funksionarët e SHISH sot nuk mund të hetojë, apo të monitorojë askënd sepse tashmë të gjithë i njohin ata.
📍Kaq muaj pasi hakerat sulmuan E-albania, kryeministri Rama nuk është marrë asnjë sekond për të zgjidhur problemin por e ka parë dhe do ta përdorë njësoj si luftën e largët të Ukrainës për të shmangur përgjegjësitë dhe për të përfituar. E përdor si rast tragjedie por ai duhet të dijë se qytetarët e kanë marrë vesh se janë mbi 200 milionë euro të investuar vetëm te AKSHI për sistemet e sigurta digitale.
📍Ndërkohë tenderat me 99.9% nuk janë ndalur. Madje së fundmi kërkojnë rritjen me 300% të rrogës, por për sigurinë askujt nuk i intereson. Ekspertët kanë nevojë vërtet për rritje page, por ata duhet të marrin edhe përgjegjësi. Nëse ata skanë patur kushtet për të përballuar sulmin, duhet të drejtojnë gishtin drejt atyre që ja kanë pamundësuar atë. Por e vërteta është që paratë nuk kanë munguar për investime në teknologji. Nëse paratë që janë destinuar për investime, janë vjedhur atëher sërish ata që janë nën AKSHI duhet të reagojnë të parët.

TAGGED: Lajme
Neutrale November 4, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
17 hours ago
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
18 hours ago
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.
1 day ago
Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!
1 day ago
Rasti i dytë brenda pak ditëve/ Alarm te Akademia e Policisë, sëmuren 60 studentë, transportohen në QSUT
1 day ago

Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!

Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.

Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?