Plotë 10 javë në vendin e parë në klasifikimin e Superiores, por Partizani sot ia ka lëshuar atë rivalëve historikë të Tiranës.
Djemtë e Partizanit u mundën në transfertë me shifrat 1-0 nga Laçi, ndërsa me të njëjtin rezultat Tirana mposhti Egnatian dhe i prinë tabelës së klasifikimit, duke lënë me 2 pikë mbrapa Partizanin.
Vllaznia ngjitet në vendin e tretë dhe është çastë që mund të synojë shumë më tepër.
Në vendet e fundit gjendet Bylis, Kukësi dhe Teuta.
JAVA 11
Erzeni-Kastrioti 1-1
Bylis-Teuta 0-0
Laçi-Partizani 1-0
Tirana-Egnatia 1-0
Kukësi-Vllaznia 0-1


