Kështu është shprehur kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa i është drejtuar anëtarëve të Komitetit Drejtues të partisë së tij.
Kujtojmë se sot, ky subjekt politik ka mbledhur forumin e lartë dhe po zgjedh strukturat qendrore drejtuese, si kryesi, sekretar e nënkryetar.
Meta u shpreh, “Ne do t’i japim fund sundimit të regjimit dhe do të vendosim sundimin e ligjit njëherë e përgjithmonë, në mënyrë që të rikthejmë besimin dhe të garantojmë që Shqipëria t’u përkasë të rinjve.
Modeli ynë ekonomik do të mbështetet tek nxitja e prodhimit, tek rritja e eksporteve, tek ekonomia e dijes, tek liria dhe klima miqësore ndaj biznesit, tek ulja e barrës fiskale dhe formalizimi i ekonomisë, tek garantimi i të ardhurave jetike për shtresat më në nevojë dhe sidomos tek konsolidimi dhe zgjerimi i shtresës së mesme të shoqërisë”

