Mësohet se aksidenti i rëndë, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor ka ndodhur në fshatin Ferras, Njësia Administrative Levan, të Bashkisë së Fierit.
Duket se drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Viktima është gjetur nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar policinë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe autorit të ngjarjes.

