Në mbledhjen e sotme të Komitetit Drejtues Kombëtar të PL-së po votohen emrat për drejtues të lartë të këtij subjekti.
Konkretisht, votohen sot dhe zgjidhen Kryesia, Zëvendëskryetari, Sekretari i Përgjithshëm dhe Nënkryetarët.
Për kryesinë garojnë 33 emra, ndërsa do të zgjidhen vetëm 22 prej tyre.
Një prej posteve të votuara deri më tani është ai i kryetarit të Komitetit Kombëtar, post ku u miratua ish ministri Edmond Haxhinasto.
Gjithashtu pritet që në postin e sekretarit të Përgjithshëm, të rikonfirmohet në detyrë Tedi Blushi.
Në fletën e votimit, bri emrit të tij nuk ka rivalë.
Në fletën e votimit për zv.kryetar është i propozuar vetëm Agim Nesho, me mundësi pohimi ose refuzimi, gjë e cila nënkupton se edhe ai miratohet padyshim.
Më poshtë fletët e votimit.



