Në rrjetet sociale, ditën e sotme, 2 nëntor, qarkulloi një video-incizim, ku shihej një punëtore shërbimi ( infermiere) në një shtëpi për të moshuar në Pejë, duke ushtruar dhunë ndaj një gruaje të moshuar.
Episodi dëshmon punëtoren që e qëllon me pëllëmba gruan e moshuar ndërsa kolegia e punëtores zbavitej me të qeshura të forta.
Mësohet se të dy gratë e shërbimit janë ndaluar nga policia e rajonale dhe po pyeten në stacionin policor të Pejës.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, kërkoi që të përfshirët në këtë rast të dalin para drejtësisë.
“Veprime të tilla të dhunës janë të papranueshme kudo që ndodhin, por në veçanti janë më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje”, shkroi ai në Facebook.


