NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
    12 hours ago
    Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
    13 hours ago
    Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
    2 days ago
    Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Primaret e opozitës/ Tjetër kandidaturë për Kavajën, një i ri shfaq ambicien
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
Kryesore Politikë
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Kryesore Politikë
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.
Aktualitet
Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!
Të tjera
Rasti i dytë brenda pak ditëve/ Alarm te Akademia e Policisë, sëmuren 60 studentë, transportohen në QSUT
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Primaret e opozitës/ Tjetër kandidaturë për Kavajën, një i ri shfaq ambicien

Neutrale
Last updated: 2022/11/02 at 9:16 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Është Fisnik Qosja, një i ri aktiv në radhët e demokratëve, që nëpërmjet rrjeteve sociale deklaron se do të futet në primaret që organizon ky subjekt politik.

Asgjë nuk do të ndryshojë nëse secili qëndron duke bërë sehir, shkruan ai në “Facebook”
Postimi i plotë:

Të dashur miq!
Banorë të Bashkisë së Kavajës.

Dua të ndaj me ju vendimin që kam marrë për t’u futur në garën për Bashkinë e Kavajës, përmes primareve që do të zhvillohen në Partinë Demokratike.
Situata ku ndodhet sot gjithë vendi, por sidomos Bashkia jonë, është dramatike. Ndryshimi mund të vijë vetëm me angazhim, vetëm duke u bërë pjesë e përpjekjes për të mos i lënë gjërat në këtë rrokullisje çdo ditë e më keq.
Në këto kushte, unë vendosa të bëhem pjesë e ketij proçesi , të jap kontributin tim, duke hyrë në këtë garë, ku jam i sigurt se do te dalim te gjithe te fituar.
Asgjë nuk do të ndryshojë nëse secili qëndron duke bërë sehir.
E ndjej se mund të shërbej, mund të ndihmoj qytetin tim, ku kam lindur, ku kam familjen, e ku po rris dhe djalin tim. Kam bindjen se mund t’i shërbej me përulësi banorëve të mrekullueshëm të Njësive Administrative Golem, Synej, Luz i vogël dhe Helmas. Dua të jemi zëri i qindra mijëra emigrantëve Kavajas, kudo që ndodhen jashtë vendit, duke krijuar ura të sinqerta bashkëpunimi në interes të zhvillimit dhe prosperitetit të Bashkise sonë.
Përgjegjësive nuk i kam ikur asnjëherë, edhe kur kam qënë më i ri.
Të marrësh sot përgjegjësi për të hyrë në një garë, me synimin për të përmirësuar gjendjen, e për t’i shërbyer qytetarëve, është angazhim fisnik. Unë vetë do ta vlerësoj këtë nisëm tek çdokush.
Ju e dini shumë mirë se çfarë ka ndodhur këto vite me Kavajën. Eshtë bërë eskperimenti më i keq i rilindjes.
U premtua se do të shndërrohej në Venecia me lundrim e me varka, sot kemi një Bashki të falimentuar.
Të falimentuar zyrtarisht. Sepse, një model i dështuar, nuk sjell tjetër përvecse dështimin e radhes.
E kjo e ka zanafillën tek shmangja e votës dhe shmangja e llogaridhënies.
Kujt i jep llogari sot kryetari i Bashkisë? A ndihet ai nën detyrim para qytetarëve dhe banorëve të Kavajës për mungesën e investimeve, për hapësirat që nuk janë, për lulishtet që nuk ekzistojnë, për plazhet e papastruara, për sherbimet qe nuk ofrohen, për kopshtet e çerdhet që na duhen? Për taksat e rritura, për gjobat, për asfiksimin e biznesit të vogël?
Nuk ndihet përgjegjës sepse nuk është votuar, thjesht ka marrë një zyrë që është ndarë si plaçkë në Tiranë, nga bosi i madh i rilindjes.
Ndaj janë shumë të rëndësishme primaret që po zhvillohen në PD, sepse është kthim tek themeli, tek vota, tek kontrata me njerëzit.
Pra, përpara se të kërkojmë besimin e mbarë qytetarëve, fillimisht ne luftojmë, garojmë për besimin e anëtarësisë dhe simpatizantëve të PD.
Kjo e rrit dyfish përgjegjësinë, dhe llogaridhënien nesër.
Jam gati të marr përgjegjësi, me bindjen e palëkundur se ka shumë për të bërë për qytetin dhe zonat rurale , me nje objektiv te qartë për t’i dhënë qytetarëve tanë shërbime cilësore, të harmonizuara, kudo ku banojnë qytetarët tanë dhe në këtë kontekst unë kam shumë për të dhënë, për të dëshmuar që do t’i qendroj besnik angazhimeve t” marra para Jush, duke punuar me Ju, me dedikim dhe ndershmëri.
E dua Kavajën dhe i di mirë plagët dhe dhimbjet e saj.
Askush nuk bën dot mrekulli dhe nuk e shndërron gjendjen brenda natës. Unë ju garantoj se kam vullnetin për të punuar çdo orë, pa ndërpreje, cdo ditë të jetës time për të zgjidhur problematikat, e për të bërë të mundur që qyteti të ecë përpara me energjinë e vet dhe me mbështetjen e padiskutueshme të Bashkisë dhe zyrës së Kryetarit.
Çdo gje në shërbim të qytetarëve, çdo gjë në shërbim të Kavajës.
Me projekte, me plane konkrete do ta rikthejmë qytetin në lavdinë që i takon, do të krijojmë një mjedis ku njerëzit të kenë mundësi të rriten, të ecin përpara, të krijojnë diçka të tyren, e të mos mendojnë vetëm për të ikur.
Besoj shumë tek gjykimi i sprovuar i anëtarëve dhe simpatizantëve të PD dhe jam i bindur se në fund të këtij procesi, do të jemi më të fortë dhe më të bashkuar.

TAGGED: Lajme
Neutrale November 2, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
12 hours ago
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
13 hours ago
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.
20 hours ago
Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!
20 hours ago
Rasti i dytë brenda pak ditëve/ Alarm te Akademia e Policisë, sëmuren 60 studentë, transportohen në QSUT
21 hours ago

Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!

Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.

Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?