Postimi i saj në rrjetet sociale:
Bashkë me skuadrën dhe ambasadorin tonë në Emiratet e Bashkuara , Ermal Dredha, zhvilluam një takim shumë konstruktiv me Mohamed Jameel Al Ramahi, Drejtorin Ekzekutiv të MASDAR, një nga kompanitë më të mëdha në🌍 botë , me investime të rëndësishme në ⚡energji të rinovueshme. Por mbi të gjitha e njohur si një kompani inovatore, që incentivon, shkencën dhe teknologjinë. Konkretizuam një plan të përbashkët investimi, të cilin do ta finalizojmë në📍Tiranë, brenda muajit nëntor.

