Përpara disa ditësh dronët detare ukrainase sulmuan anijet ushtarake ruse në bazën detare të Sevastopulit (Krime). Sipas Konventave të Hagës 1007 dhe Gjenevës 1949, ky veprim është një veprim i ligjshëm.
Anijet ushtarake janë objekte të ligjëshme të sulmit nga vendet në konflikt, pavarësisht ku ato ndodhen. Për më tepër, sulmi ka ndodhur brenda territorit ukrainas, pasi aneksimi i Krinesë, nuk është i njohur nderkombëtarisht. Edhe po të ndodhte sulmi në territorin rus do të kishte të njejtën vlerë.
Pretendimi rus i daljes nga marrëveshja e grurit ukrainas drejt Ngushticave Turke është justifikim. Rusët edhe një herë po dëshmojnë mungesë besueshmërie në zbatimin e të drejtës ndërkombëtare.
E drejta ndërkombëtare humanitare hynë në fuqi në momentin që ndodh një sulm i armatosur. Ajo ka detyrime për palët në konflikt dhe shtetet neutrale. Në konfliktin Ukrainë-Rusi, e drejta humanitare ka filluar të zbatohet më 24 shkurt 2022, ditën e agresionit Rus mbi Ukrainën.


