Njoftimi:
Policia e Shtetit/Gjatë 24 orëve të fundit.
✅Vijon megaoperacioni “Qarku”, në Shkodër, finalizohet faza e tetë.
U sekuestruan 2 armë zjarri, 2 armë gjahu, 1 pushkë sportive, 3 mina me telekomandë, 1.6 kg eksploziv C4, municion luftarak, radio si të policisë, bllokues valësh dhe sende të tjera të kundërligjshme.
2 shtetas u vunë në pranga, 1 u shpall në kërkim, ndërsa 2 të tjerë u proceduan penalisht.
✅U finalizua, pas një hetimi disamujor, operacioni “River”, në Vlorë. U vunë në pranga 2 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, bashkëpunëtorë në kultivimin e 213 bimëve kanabis.
✅Gjatë operacionit “Road Guard 48”, Policia e Gjirokastrës vuri në pranga një shtetas që transportonte emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
✅3 shtetas të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve u kapën dhe vunë në pranga, në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.
Të gjitha strukturat janë të angazhuara 24/7, në çdo skaj të vendit.

