Kur ndërgjegjja të flet e të dënon !
Brezi i ri që po rrisim nuk është ai që duhet të ishte !
Shënim së pari nuk do t’i përgjithësoj të gjithë, por një masë e madhe, afro 65% prej nesh, janë pjesë e gabimit, për mos të thënë fajit.
Në preceptimin tim, i sigurtë që nuk është ai që duket ! Ky brez duke i munguar edukimi ne mënyrë sistematike ,gjë e cila fillon me bazën, familjen, e pastaj ecën më tej në shkollë, profesion etj, si këto të cilat duan sy hapje vetëmohim e nxjerrje mësimesh.
Brezi që po rrisim fshihet pas maskave, lukseve reale apo imagjinare, pas makinave, pushimeve luksoze e të gjitha keto i lyp në pjatë të artë paçka se nuk ka punuar as dhe një orë në jetën e tij !
Surrealiteti që jeton në këtë realitet të përmbysur!
Moda që i shitet nëpër rrjete virtuale, tv apo rrugë është një maskë e përdalë e cila i fton në mëkat tej kuptimit të ngushtë klasik!
Ai mëkat është përthithja e të ligës pa i bërë duart me kallo, pa u djersitur njëherë, pa krijuar asgjë në jetën e tij falë dijeve, punës me ose pa krah !
Familjes po i shkëputet tabani me të cilin në kohë u ngjitëm e arrnuam me thonjë, kudo, në çdo familje ka hyrë moda e cel dhe laptopëve, vrastare e bashkëbisedimit, qorruese e syrit të arsyes, tmerruese e krejt tallëse e djersës dhe mundit të prindërve.
Fyese e denigruese deri në përçmim e fukarallëkut !
Shitmëndjet e shthurura e kanë orjentuar rininë në kanalet e kokaninës, drogës, plantacionet e hashashit duke u premtuar paranë e shpejtë e cila me kalimin e kohës ju bëhet
ves e aq më keq akoma kur ja dalin të nxjerrin ca para të shpejta zhyten akoma më teper në mullirin e llumit të kohës që jetojmë, ndoshta në krim, ndoshta në fatalitete !
Kjo rrugë ju siguron atyre një komoditet për pak kohë e pastaj ju kthehet në bumerang për vetë këtë brez duke shtrirë metastazat dhe në fidanat e shëndoshë të familjes ! Bixhozi, tundimi për çdo femër, lakuriqësia dhe ekstravaganca tej njerëzores bëhen virale, rele dhe famozëndjekse.
E kundërta ndodh me dikë që sfilitet çdo ditë me punë të ndershme e nuk merr “like” në rrjetet sociale, përbuzet nga arroganca si për ti kujtuar se je i paftë, kur në fakt mund të jetë një ing, doktor, prof, mekanik, hidraulik, psikolog ,artist etj !
Keqardhje për sa pak emisione edukative dhe ndikuese emetohen ekraneve komerciale, të cilat nuk merren me njerzit e thjeshtë që përpiqen çdo ditë për mbijetesë duke shpërfillur se ato janë zemra, arteria e shoqërisë dhe atdheut ! Pse nuk zbret media vizive të takoj këta njerëz në terren t’i intervistoi mbi nevojat arrtjet qëllimet e t’i falënderoj…
Pse maskat me dhjetë fytyra mësyjnë gazetat, tv e rrjetet virtuale !
E kanë groposur atdheun e sotëm, të ardhshëm e të çërjetshëm në rrugën e nisur teposhtë, lakmojnë të gjithë majat, por në fakt pa ngjitur asnjë shkallë, ku do shkojmë pa gjakun dhe idetë e reja, kur nuk çmojmë të mirën. Rrini në heshtje të paktën mos promovoni të ligën !
Atdheu rritet me ne ,fajtor jemi po ne ,
Jeta është tendosur si tela kitare më shumë se duhet, kështu si e kemi nisur ka të ngjarê që para se të keputen as melodi s’do nxjerr !
Mësojuni fëmijëve tuaj të sillen e të jenë model i të mirës të ndërtojnë me djersë e mendje strategjinë e tyre, të mbjellin e të kultivojnë thesaret e arsyes ,dijes e ndërgjegjjes ,të përsosen e të tejkalojnë prindrit !
Ngjani modeleve të bizneseve të ndershëm ,arkitekteve ,konstruktorëve doktorëve ,rrobaqepseve ,specilisteve ,artisteve ,puntorëve te cilët derdhin mëndjen ,djersën e mundin në atdhe !
Refuzoni pisllikun e gatuar surreal ,
Refuzoni luksin e shpejtë me punët e pista
Refuzoni përbuzjen e njerëzve të thjeshtë
Refuzoni përkrahjen që në një çast ju jep e liga
Refuzojeni çdo ofertë jo të ndershme që shkon përtej logjikës dhe arsyes !
Jeta është herë e zeza
Herë tjetër është e bardha
Por dashnia e saj është
Mjaltë me arra ! Bejeni jetën tuaj të shkëlqej ,nese do suksesin fillo tani ,
Bej hapin e parë ,ngjit shkallën e parë ,
Do të arrish e sigurisht do ta ruash
Mos ju dorëzo tundimit ,thirri arsyes !
Suksesi i takon atij që ndjek rrugën e duhur ,pune ,dije ,arsyen ,edukim e disipline do shohësh që suksesi ështe vetëm një hap larg. Atdheu do të jetë mburoj o brez i Ri !!

