Njoftimi:
Finalizimi i fazës së tetë të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”.
Si rezultat i kësaj faze janë sekuestruar 2 armë zjarri, 3 mina me telekomandë, 1 kg e 600 gr. lëndë eksplozive C4, 2 armë gjahu, 1 armë sportive, 1 bllokues valësh, 2 radio si të Policisë dhe fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme. 2 shtetas u vunë në pranga, 1 u shpall në kërkim, ndërsa 2 të tjerë po procedohen penalisht.

