NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    19 hours ago
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    20 hours ago
    Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
    20 hours ago
    Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Lula fitoi, Bolsonaro nuk e ka pranuar humbjen
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
Kryesore Politikë
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
Të tjera
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
Kryesore Politikë
Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
Kryesore Politikë
Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Lula fitoi, Bolsonaro nuk e ka pranuar humbjen

Neutrale
Last updated: 2022/10/31 at 9:51 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Luiz Inácio Lula da Silva ka fituar me një shumicë të vogël zgjedhjet në Brazil. Presidenti aktual Jair Bolsonaro ende nuk e ka njohur rezultuatin.

Në zgjedhjet presidenciale në Brazil, ish-presidenti i krahut të majtë Luiz Inácio Lula da Silva dhe presidenti aktual i krahut të djathtë Jair Bolsonaro kanë zhvilluar një garë kokë më kokë deri në momentin e fundit. Në fund, Lula fitoi me një rezultat shumë të ngushtë. Komisioni zgjedhor e shpalli fitues me 50.9 për qind të votave. Ndërsa Bolsonaro mori 49.1 për qind. Më shumë se 150 milionë brazilianë u ftuan për të votuar.

Në fjalimin e tij të parë pas zgjedhjeve, Lula deklaroi se dëshiron të pajtojë kampet e armiqësuara në vendin e Amerikës së Jugut. “Unë do të qeverisë në interesin e 215 milionë brazilianëve”, tha Lula në São Paulo. “Në Brazil ekziston vetëm një popull, nuk ka dy popuj të Brazilit”. Tani ka ardhur momenti për të rivendosur paqen mes grupeve të armiqësuara, sipas tij.

Presidenti i deritashëm po heshtë

Presidenti amerikan Joe Biden ka uruar presidentin e zgjedhur të Brazilit për fitoren e tij. Biden theksoi shprehimisht se votimi ishte “i lirë, i drejtë dhe i besueshëm”.

Presidentit të ri i kanë ardhur urime edhe nga Gjermania. Presidenti federal Frank-Walter Steinmeier deklaroi në Berlin se Brazili është një partner i rëndësishëm strategjik dhe një lojtar kyç në tejkalimin e sfidave globale. Kancelari Olaf Scholz e uroi presidentin e ri, sikur edhe ministrja e Jashtme Annalena Baerbock.

Por presidenti i deritanishëm Bolsonaro nuk ka komentuar zgjedhjet dhe nuk është e qartë nëse ai do të pranojë humbjen. Gjatë natës së kaluar ka pasur festime dhe protesta në vend. Njoftohet edhe për incidente dhe një të vrarë. Por aleatët e Bolsonaros në pushtet e kanë njohur fitoren e Lulës. Bolsonaro ka hedhur vazhdimisht dyshime mbi sistemin zgjedhor dhe ka thënë disa herë se është e mundur që të mos njohë rezultatet. E disa nga mbështetësit e tij kanë bërë thirrje madje për një grusht shteti ushtarak.

Rëndësia e zgjedhjeve

Lula kishte fituar edhe raundin e parë më 2 tetor – ndonëse me një rezultat më të ngushtë se sa pritej sipas sondazheve. Pas kësaj, gara u konsiderua përsëri plotësisht e hapur. Prej muajsh, fushata zgjedhore u karakterizua nga akuza të rënda reciproke dhe informacione të rreme të përhapura në internet. Të dy kandidatët luftuan për çdo votë deri në fund.

Zgjedhjet kanë implikime të rëndësishme përtej kufijve të Brazilit. Rajoni i Amazonës konsiderohet si një prej rezervoarëve më të mëdhenj në botë i dioksid karbonit dhe luan një rol të rëndësishëm në luftën kundër ndryshimeve klimatike globale. Duke pasur parasysh situatën e tensionuar në tregjet e energjisë dhe ushqimit për shkak të luftës në Ukrainë, Brazili me burimet e tij të mëdha natyrore është edhe një partner i rëndësishëm tregtar.

bc/rb/fw/se (AFP, AP, dpa, Reuters) DW

Neutrale October 31, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
19 hours ago
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
20 hours ago
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
20 hours ago
Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
20 hours ago
Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
2 days ago

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin

Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin

Balla përballet me Malltezin në Gjykatë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?