Vetëm pak minuta më parë u dëgjuan të shtënat tek Kodra e Diellit.
Mësohet se një person ka mbetur i vrarë.
Konflikti me armë zjarri raportohet se ka ndodhur te Kodra e Diellit dhe një person i paidentifikuar ka dërguar të plagosurin pa shenja jete në spital.
Dyshohet se personi në fjalë ka ndërruar jetë si pasojë e plumbave, por ende nuk ka komunikatë zyrtare nga policia dhe nuk dihen as rrethanat e ngjarjes, as identiteti i viktimës.

