Kam punuar dhe lënë gjurmë në ndërtimin e kësaj ure.
Dy kuriozitete.
Këmba e mesit ka lartësinë 90 m.
30 m është e futur në thellësinë e tokës, 30 m është lartësia sa thellësia e detit dhe 30 m të tjera nga sipërfaqja e ujit deri në sipërfaqen e urës.
Këmbës të parë të urës gjatë procesit të studimit të fortësisë, në një cikël prej 72 orësh, i kemi futur vertikalisht 1 mijë ton peshë.
Këmba u zhyt vetëm 5 mm dhe pas heqjes të shtypjes hidraulike, u rikthye në 3 mm, pra në kushtet ideale të elasticitetit dhe fortësisë.


