Rriten shifrat e aplikimeve nga shtetasit shqiptarë për në vendet e BE-së.
Shtetet më të synuara dhe me aplikimet më të larta mbeten Franca, me 46% të aplikimeve totale për 8-mujorin dhe Gjermania, me 12%.
Shqiptarët mbeten azilantët më të shumtë nga vendet e Evropës, duke tejkaluar edhe ukrainasit, vendi i të cilëve është në luftë.
Të dhënat e Eurostat tregojnë se në gusht aplikimet për azil nga shqiptarët ishin gati 1100, ndërsa të Ukrainës në korrik (e dhëna e fundit e disponueshme) ishin 950. Për më tepër që Ukraina ka një popullsi prej 43 milionë banorësh, ndërsa Shqipëria ka rreth 3 milionë banorë.

