Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ish kryeministri Sali Berisha ka uruar Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, e cila ka prezantuar sot kabinetin e qendrës së djathtë.
Ja postimi i tij:
Ditë historike për Italinë. Giorgia Meloni, kryeministrja e parë në historinë e vendit mik, paraqet kabinetin e saj të qendrës së djathtë. Një urim të përzemërt kryeministres Meloni dhe qeverisë së saj. Suksese në misionin e saj të madh. sb

