“E njëjta mendësi vrastare si në rastin e të riut Klodian Rasha”, shkruan ish ministri i brendshëm Flamur Noka në rrjetet sociale.
Postimi i tij:
Policia e Shtetit deklaron se vdiq në spital. Në Spital thonë ka ardhur i vdekur.
Lear Kurti, 32 vjeç, është dërguar në spital pa autoambulancë pasi është dhunuar mizorisht në furgonin e policisë.
Këta vrasës e torturues duhet të përjashtohen përjetë nga Policia e Shtetit dhe të vendosen menjëherë përpara drejtësisë!
E njëjta mendësi vrastare si në rastin e të riut Klodian Rasha.
Edhe atëherë përdorën lloj-lloj sajesash për të baltosur viktimën dhe mbrojtur shpatullat e kriminelit të tyre. E kanë mbushur policinë me kriminelë.
Ngushëllime nënës për humbjen e djalit të vetëm!


