Ilir Meta tha se Partia e Lirisë është në çdo protestë ku qytetarët kërkojnë të drejtat e tyre dhe inkurajojmë pedagogët dhe grupet e interesit.
Reagimi i ish presidentit erdhi pasi u pyet për deklaratën e ish kryeministrit Sali Berisha që paralajmëroi sot, se shumë shpejt do të nisin protesta masive.
Pyetje: Berisha paralajmëroi protesta masive, a jeni bashkë?
Ilir Meta: Jemi me çdo protestë që bëhet në Shqipëri dhe inkurajoj dhe një herë pedagogët dhe grupet e interesit të shfrytëzojnë të drejtat që i jep kushtetuta për të mbrojtur të drejtat e tyre
Protestat janë të domosdoshme për të përmbysur këtë regjim e sistem të korruptuar.

