Në Agia Pelagia Heraklion është rrëmbyer automjeti, shoferi u gjend i vdekur dhe sipas informacioneve kërkohet një grua.
Shpëtimi i një gruaje nga një makinë në Lygaria është tepër i vështirë mbasi rrugët janë bërë lumenj.
Janë konstatuar dëmtime të shumta në dyqane dhe shtëpi.
Tragjedi në Agia Pelagia, Heraklion, me një burrë që humbi jetën dhe një grua tjetër që ishte me të rezulton e zhdukur, për shkak të motit të keq që “goditi” zonën më herët mëngjesin e së shtunës.
Në të njëjtën kohë, në zonën bregdetare të Lygaria, në perëndim të Heraklionit, autoritetet vazhduan për të shpëtuar një grua, e cila ishte në rrezik në makinën e saj dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan protothema.gr
Në të njëjtën zonë, ka të tjerë të zhdukur.
Janë rrëmbyer 9 automjete, ndërsa forcat e shpëtimit po kërkojnë nëse ka më shumë persona në rrezik.
Tashmë fronti i suferinës është drejtuar në lindje, në drejtim të Sitisë, ku sipas zjarrfikësve, edhe atje janë përfshirë automjetet nga valët e ujit.

